Një person ka mbetur i dëmtuar rëndë në një aksident rrugor të ndodhur rreth mesditës në Pogradec. Lajmi bëhet i ditur nga policia përmes deklaratës për mediat.
Njoftimi i policisë
Në orën 11.45, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Çërravë, mjeti tip ‘Audi’ me drejtues shtetasin F.M, ka aksidentuar shtetasin Nj.H., rreth 75 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Pogradecit, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore”.
Drejtuesi i mjetit, u shoqërua në Komisariat për veprimet të mëtejshme proceduriale, shtuan të njëjtat burime, ndërsa, po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.