Një aksident, me pasojë humbjen e jetës së një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55, në aksin rrugor Seman – Fier, ku 66-vjeçari me inicialet R.K., po lëvizte me biçikletë, kur është goditur nga një automjet ende i paidentifikuar, i cili u largua nga vendngjarja. Ai është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve të marra.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot rreth orës 20:55, në aksin rrugor Seman – Fier, një mjet i pa identifikuar duke lëvizur në rrugë ka aksidentuar shtetasin R.K, 66 vjeç, banues në Dermënas, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi R.K i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e mjetit që është larguar, dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.