Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite rreth orës 15:30 në zonën e Buranit në Nikël të Fushë-Krujës, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Nga ky aksident kanë humbur jetën dy persona, I. Malja, drejtues i automjetit dhe L. Malja pasagjere.
Nga raportimet e para dyshohet se shoferi ka humbur ndjenjat gjatë drejtimit të mjetit pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ka qenë e mirë, çka ka rezultuar për fat të keq fatale për të dy. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti. /Burimi: Panorama/