MINUTA E FUNDIT – Makina del nga rruga, humb jetën në vend 24 vjeçari, shoferi 26 vjeçar në spital…

Një aksident fatal është shënuar pak më parë në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”. Si pasojë e daljes nga rruga të një makine, ka ndërruar jetë në vend pasagjeri dhe shoferi është nisur me urgjencë drejt spitalit.


Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndëruar jetë pasagjeri në mjet shtetasi G.M., 24 vjeç,​ ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ShkodraWeb Channel