
Gjykata e Fierit liron ish-deputetin Mark Frroku. Vendimi është marrë sot dhe vendimi i trupës së gjykatës ka qenë lirim me kusht. Frroku ishte dënuar me 6 vite burg për fshehje pasurie.
Ai akuzohej edhe për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999, por akuzat për këtë ngjarje ranë për mungesë provash.
Ish-deputeti i PKD u arrestua në vitin 2015 pas atentatit të pretenduar të Tom Doshit, ku u ndalua për deklarim të rremë. Ndërsa më pas ndaj tij u ngritën edhe akuzat e fshehjes së pasurisë.