
Forcat “Shqiponja” të Shkodrës kanë vënë në pranga para pak minutave një shtetas. Sipas informacioneve paraprake, personi i identifikuar si Ditmir Ymeraj, lëvizte me pistoletë në brez, të cilën e mbante pa leje. Me të marrë informacionin, Forcat “Shqiponja” kanë bërë arrestimin e këtij shtetasi në flagrancë. Ndërkohë, nuk është e qartë nëse kanë qenë qytetarët ata që kanë sinjalizuar “Shqiponjat” apo ka qenë një kontroll rutinë pas informacioneve të marra në rrugë operative. Edhe në raste të tjera “Shqiponjat” e tjera kanë vënë në pranga persona në kushte të tilla.