
Lëkundje termeti në Shqipëri. Sipas raportimeve të para, lëkundje të forta janë ndjerë në Tiranë por më të lehta edhe në qytete të tjera si Elbasani e Shkodra, sidomos në katet e larta.
Lëkundjet janë ndjerë në Shqipëri, Jug të Greqisë dhe Maqedoninë e Veriut, por pa e specifikuar epiqendrën. Magnituda ishte mjaft e lartë, 5.8 ballë sipas shkallës Rihter.
Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km ndërsa ka pasur një ndjeshmëri tepër të madhe. Epiqendra e tërmetit ka qenë në në Follorine të Greqisë. Termeti është pasuar edhe nga dy lëkundje më të lehta me magnitudë 3.5 dhe 4.2 sipas shkallës Rihter.
Më poshtë, raportimi i Qendrës Europiane për Monitorimin e Termeteve.





