MINUTA E FUNDIT – Lazer Matija zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit në Shkodër, rivali Kujtim Shaba ka rezerva…

23 nga 24 delegatët e Asamblesë Rajonale të Futbollit në Shkodër kanë zgjedhur Lazer Matinë si kryetar të Shoqatës Rajonale të Futbollit për Shkodrën. 15 vota shkuan per Lazer Matine dhe 8 per kandidatin tjeter Kujtim Shaba.

Ky i fundit ka dalë para mediave duke shprehur rezervat për procesin e zhvilluar. Shaba ka thënë se 5 delegatë që kanë votuar, e kanë ushtruar këtë të drejtë në kundërshtim me statutin dhe rregulloret.


Lazer Matija është një emër shumë i njohur i futbollit shqiptar, president i ekipit të vajzave të futbollit KFF Vllaznia, kampion absolut e dominues i pakontestueshëm në këtë kategori. Po ashtu, ai ka patur kontribute edhe në futbollin e meshkujve.

Asambleja e sotme ka votuar edhe 3 delegatët me të drejtë vote në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF- së. ShkodraWeb i uron suksese Lazër Matisë në postin e ri që i është besuar në Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër.