
Si rezultat i një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Seksioni për Hetimin e Krimeve I Komisariatit të Policisë Shkodër kapi dhe vuri në pranga shtetasin K. U., 34 vjeç, banues në fshatin Lotaj.
Nga hetimet rezultoi se 34-vjeçari është autor i dyshuar i kultivimi të një sasie bimësh narkotike cannabis sativa, në 4 miniparcela, në fshatin Lotaj, gjatë muajit Korrik të 2024.