Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka firmosur lëvizjet e prokurorëve në disa nga prokuroritë e rretheve. Marku ka kryer disa ndryshime prokurorësh në prokurorinë e Tiranës, Lezhës dhe Shkodrës.
Më konkretisht në Tiranë janë ndërruar drejtuesit e seksioneve. Marieta Zaimi vendoset në krye të seksionin Task Forcës në vend të Deniona Katros. Valentin Preçi, i cili drejtonte Sektorin e Trafiqeve në Prokurorinë e Tiranës zëvendësohet me Genci Qanen. Në Sektorin e Vrasjeve, Elina Kondi është zëvendësuar nga prokurori Armand Gurakuqi. Këta tre ish-shefa sektorësh kanë kaluar si prokurorë të thjeshtë te Prokuroria e Tiranës.
Një tjetër lëvizje e Markut është dhe zgjerimi i Task-Forcës së Prokurorisë së Tiranës duke u bërë me 11 prokurorë. Simon Pashuku, nga drejtues në prokurorinë e Lezhës, caktohet prokuror i thjeshtë në këtë prokurori
Milan Laska nga prokuror i thjeshtë emërohet drejtues i prokurorisë së Lezhës. Albert Muçaj nga zv/drejtues në prokurorinë e Shkodrës në drejtues seksioni për dhunën në familje. Shqiponja Milla,nga drejtuese seksioni Task-Force në Shkodër, Zv/drejtuese prokurorie.
Astrit Halili nga Shkodra komandohet në Krujë. Alda Noci nga Shkodra komandohet në Pukë. Suela Beluli nga Fieri komandohet në prokurorinë e Durrësit. Ina Maliqati nga Kavaja komandohet në prokurorinë e Durrësit.