
Belinda Balluku nuk do jetë më zëvendës kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë disa ndryshime në kabinetin qeveritar.
Pas kërkesave të SPAK, vendimit të Gjykatës Kushtetuese, presionit ndërkombëtar dhe atij politik në vend, Rama vendosi të largojë Ballukun nga postet qeveritare. Vendin e saj si zëvendëskryeministre do e mbajë Albana Koçiu.
Ndryshimet në Qeveri:
Ikën Belinda Balluku– zëvendësohet nga Albana Koçiu
Besfort Lamallari Ministër i Brendshëm- zëvendeson Albana Koçiun
Toni Gogu Ministër Drejtësie- zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha Ministër i Jashtëm- ikën Elisa Spiropali
Enea Karakafi Ministër Infrastrukture dhe Energjitike- zëvendëson Belinda Ballukun
Ermal Nufi Ministër i Mbrojtjes- ikën Pirro Vengu
Eriona Ismaili Ministër për Marrëdheniet me Parlamentin-zëvendeson Toni Gogun
VIDEO E DITËS | Punonjësi i policisë private “Breçani Security” godet me grusht protestuesin në Baks- Rrjoll të Velipojës




