Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në kryeqytet. Mësohet se një vajzë ka humbur jetën ndërsa një i ri është në gjendje të rëndë. Lajmi jepet nga uniformat blu përmes komunikatës më poshtë:
Më datë 26.12.2018, rreth orës 18:17, në Laprakë janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasit B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç. Shtetasia B. Gj., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. Po punohet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.