Skip to content
11 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

MINUTA E FUNDIT – KQZ rrëzon kerkesën e PD- së zyrtare, regjistron koalicioni “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit

ShkodraWeb 4 February, 2022
celibashi shtepia lirise

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka rrëzuar kërkesat e Partisë Demokratike lidhur me koalicionin e LSI me Komisionin e Rithemelimit të PD- së për zgjedhjet e pjesshme vendore, ka legjitimitet të plotë.

Pjesë nga diskutimi:

Kaziaj: Marrëveshja e ka të qartë se për çfarë është bërë ky koalicion. E sjell në vëmendje që deklaratat e këtij karakteri, duhet të ketë interes vetë partia e tij. Nuk legjitimohesh nga kjo kërkesë. Dua të procedoni me regjistrimin e këtij koalicioni.

Do ju këshilloja që të qëndroni tek argumenti juridik në këtë çëshjte. Zoti Marash Logu fjala për ju.

Logu: Unë i bashkohem thirrjes suaj që të sillemi si përfaqësues ligjor. Nuk i bën nder zotit Kaziajt që të merret me numrin e karrigeve dhe dyerve. Përsa më takon, aq sa mundem do i referohem vetëm ligjit dhe kodit zgjedhor. Në momentin që është paraqitur kërkesa për regjistrimin e koalicionit, ata që janë pjesë e koalicionit, nuk ishin përcaktuar ende si subjekte zgjedhore. Për ne, në momentin kur është paraqitur kërkesa, nuk e kishin fituar statusin e subjektit zgjedhor. E dyta që është e mirë për PDSH-në, në marrëveshja ka një referencë të qartë të PD-së. Unë ju informoj që PDSH as nëpërmjet kryetarit të saj, as përfaqësuesve të saj, nuk ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e një koalicioni. T’i lëmë deklaratat politike.

Kaziaj: Nuk dakordësohem me zotin Logu, pasi përsëri bëri deklaratë politike. Ne jemi përfaqësues ligjor të disa subjekteve politike. Ju po bëni debatin e fokusuar në këtë seancë duke u kapur tek sigla apo shkronjat nistore të një subjekti që ne kemi futur në marrëdhënie koalicioni. Nuk është ky momenti për këtë debat. Ligjvënësi është i qartë në Kodin Zgjedhor.

Celiabshi: Vlerësimi i KQZ-së është si vijon. Ne konsiderojmë që duke arsyetuar pretendimet e përfaqësuesve të PD-së, përsa i përket legjitimitetit të kërkesës në raport me afatin, ne këtë kërkesë po e shqyrtojmë sot. Në momentin e shqyrtimit, LSI figuron të jetë e regjistruar si subjekt zgjedhor. Nuk mund të them që pretendimi i përfaqësuesit të PD-së, ishte alogjik, por nuk ka bazë ligjore. Po shqyrtojmë një kërkesë nga LSI. Ndaj vlerësoj që kërkesa e LSI-së e shqyrtuar sot për të regjistruar një koalicion me subjekt zgjedhor, në vlerësimin tim ka legjitimitet të plotë. Dhe mund të shqyrtohet si kërkesë.

Lidhur me përmbajtjen e pjesën materiale, unë mendoj dhe e vlerësoj që ai pretendim qëndron, sa i përket disa aspekteve identifikuese, qoftë politike qoftë zgjedhore të këtij koaliioni. Nuk qëndron kërkesa e arsyetuar nga ana e përfaqësuesit të PD për ta kthyer për plotësim se do të ishim në këtë situatë nëse do kishim mungesë të dokumentacionit përkatës në kërkesën për t’u regjistrur në këto zgjedhje. Ne i kemi të gjitha elementet dokumentare që duhet të mbështesin një kërkesë.

Ndërkohë, KQZ ka vendosur që të heq Komisionin për Rithemelimin e PD-  së nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”. Sipas Celibashit, emërtesa “PD- Komisioni i Rithemelimit” nuk mund të jetë pjesë në koalicion, sa kohë që nuk është regjistruar si parti politike. Kështu koalicioni “Shtëpia e Lirisë” sipas KQZ do të përbëhet nga vetëm dy parti politike LSI dhe PDK.

Post navigation

Previous: Rokadë në mes komisariateve të Shkodrë dhe Laçit, shkëmbehen drejtuesit e policisë…
Next: EMRI+FOTO – I dha fund jetës në një burg në Francë, ja kush është shqiptari 24 vjeçar…

TË FUNDIT

full hd.04_03_42_02.Still058

VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse…

ShkodraWeb 11 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse… 11 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • Autorët i thyejnë këmbët dhe i presin një pjesë të veshit, dhunohet brutalisht ish-kreu i PD në Dajç… 10 May, 2026
  • VIDEO – Vllaznia e mbyll në krye Abissnet Superiore dhe fiton 100 mln lekë premio, nis “Final 4″… 10 May, 2026
  • OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë… 10 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve 9 May, 2026
  • Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste 9 May, 2026
  • OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës… 9 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_03_42_02.Still058

VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse…

ShkodraWeb 11 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.