MINUTA E FUNDIT – KQZ pranon kerkesën e Prokurorisë, i hiqet mandati këshilltarit socialist…

Me katër vota pro, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka hequr ditën e sotme mandatin këshilltarit të PS-së në Kamzës, Mirush Dema (Troci). Pas verifikimeve, Dema ka rezultuar të ketë fshehur dy dënime në Zvicër. Në vitin 2014 këshilltari aktual socialist në Kamëz i ka ofruar për t’i shitur 4 qese he.r.oinë një polici, i cili ishte i infiltruar. Kurthin ai e kuptoi në fund, por për këtë ngjarje është dënuar, megjithatë dënimi iu konvertua në gjobë.


Këshilltari socialist rezulton se ka ndryshuar mbiemrin pas martese, nga Troci në Dema, por nuk i ka shpëtuar të kaluarës edhe pse në momentin e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit deklaroi vetëm një ndalim për verifikim në Gjenevë dhe dëbim në Suedi duke fshehur dënimin për he.r.oinë dhe dh.u.nim banese.