MINUTA E FUNDIT – Koronavirusi, shpëtimi mund të vijë nga Italia, mjekët arrijnë ta izolojnë 48 orë nga diagnostikimi

Mjekët e spitalit në Romë kanë arritur të izolojnë kronavirusin, përgjegjës për jetët e humbura te mbi 300 personave deri më tani. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë së Italisë, Roberto Speranza, i cili tha se ky zbulim do të jetë në funksion të gjetjes së vaksinës.

“Do të vihet në dispozicion për bashkësinë shkencore ndërkombëtare. Një rekord i shkëlqyer italian, në më pak se 48 orë pas diagnositikimit të dy pacientëve të parë. Virologët arritën të izolojnë virusin”, tha ai.


Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 6 muaj, pas diagnostikimit të një ccifti kinez që rezultuan bartës të viruisit.

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media