MINUTA E FUNDIT – Konflikti mes dy të rinjve në Shkodër çon në spital 34 vjeçarin që fsheh ngjarjen, policia heton dhe arreston…

Në sallën operative të DVP Shkodër ka ardhur njoftim nga Spitali Rajonal Shkodër se ka shkuar për ndihmë mjekësore një shtetas i dëmtuar me mjet pr.e.rës, i cili pas kontaktit me Policinë ka mohuar të jetë pl.a.gosur nga ndonjë person tjetër, por ka thënë se ishte dëmtuar aksidentalisht duke rregulluar mjetin.


Specialistët për Hetimin e Kr.i.mit në Komisariatin e Policisë Shkodër, bazuar në thëniet kontradiktore të këtij shtetasi, thelluan hetimet dhe falë veprimeve të shpejta u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe ka rezultuar se:

Shtetasi W. (J.) M., 36 vjeç, banues në Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka pl.a.gosur me th.i.kë e sende të forta shtetasin E. C., 34 vjeç, banues në Shkodër.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit W. (J.) M., 36 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, për veprën penale “Pl.a.gosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu, u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit E. C., 34 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i kr.i.mit ”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.