MINUTA E FUNDIT – Komiteti i Ekspertëve masa të reja kundër Covid- 19, hyn në fuqi vaksinimi i detyruar për disa kategori…

Komiteti i Ekspertëve i mbledhur sot ka marrë masa të reja për pandeminë antiCovid. Ora policore nga data 1 shtator do të jetë nga ora 06.00 deri me 23.00, duke e ngushtuar me 1 orë liri- daljen. Po ashtu, të gjithë ata që do të hyjnë në territorin e Shqipërisë nga data 6 shtator, duhet të paraqesin një dokument që janë vaksinuar, janë negativ ose e kanë kaluar sëmundjen.

Po ashtu, vendoset vaksinim i detyruar për sistemin shendetësor, sistemin arsimor dhe studentët. Për ata që refuzojnë, duhet të paraqesin në mënyrë periodike testin PCR të negativitetit. Shtetasit shqiptarë rezidentë në Shqipëri që kthehen nga jashtë, duhet të parqesin një nga dokumentet e cituara më sipër ose në të kundërt, duhet të vetë karantinohen.


“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka ndjekur dinamikën e situatës epidemiologjike të koronavirusit në të gjithë botën. Indikatorë monitories kanë treguar një tendencë përkeqësimi. Numri i rasteve të reja ditore ose incidence dyjavore, nga 86 për 100 mijë banorë ka shkuar në mbi 300 për 100 mijë banorë. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendime. Duke filluar nga datas 1 shtator, ora policore do shkojë nga 23:00 në 06:00.

Qytetarët që hyjnë në Shqipëri.

Të paraqesin pasaportën e vaksinimit.

Të kenë testin PCR negative brenda 72 orëve testin

Provë të kalimit të infeksionit deri në 6 muaj pas kalimit.

Fëijët nën 6 vjeç nuk i ushtrohen këtyre vendimeve.

Qytetarët duhet të izolohen për 10 ditë.

Komiteti i vaksinimit, ka vendosur që të propozojë vaksinimin e detyrueshëm për disa profesionie, stafet mjekësore, mësuesit dhe studentët. Duhet të paraqesin vërtetimin e vaksinimit deri në 30 shtator. Për ata që nuk e kanë bërë duhet të paraqesin testin PCR periodikisht. Për studentët, bëj thirrje për vaksinim brenda muajit shtator që të fillojë mësimi në auditor” – tha Rakacolli.