Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj. Me 5 vota pro, KQZ ka vendosur që Malaj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit, duke e konfirmuar kështu në detyrë.
Pavarësisht kërkesës së PD-së dhe relacionit të dorëzuar në KQZ nga Prokuroria, kryebashkiaku socialist do të vazhdojë detyrën e marrë me 30 qershor.