MINUTA E FUNDIT/ Kishte dalë për të peshkuar me varkën e tij, gjendet i pajetë 46- vjeçari, dyshimet e para…

Një peshkatar ka humbur jetën natën e shkuar në lagunën e Karavastasë. Policia lokale bën me dije se viktima është shtetasi me iniciale A.SH, banues në Divjakë.

Njoftimi:

Në orët e para të mëngjesit, në Lagunën e Karavastasë është gjetur pa shenja jete shtetasi A.Sh, 46 vjeç, banues në Divjakë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas ka qenë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë dhe gjatë natës dyshohet të jetë goditur nga një shkarkesë elektrike (rrufe).

Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

loading...