
KF Vllaznia u kërkon institucioneve përgjegjëse të anullojnë koncertin e planifikuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” sepse është kundër të gjitha rregullave të funksionimit të këtij impianti sportiv.
Më poshtë, shkresa e KF Vllaznia drejtuar disa institucioneve, duke kërkuar anulimin e koncertit recital të Bujar Qamili, “Nderi i Kombit”, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, me datë 21 qershor 2025, ora 21:00.