ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

MINUTA E FUNDIT/ Kapet i “forti” i Tiranës, i iku postbllokut të policisë- Kush është 44 vjeçari që i shpëtoi disa atentateve

Vihet në pranga ne Durres Elvis Gaçaj, i cilësuar nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë. Raportohet se ai ka tentuar ti shpetoje aksionit te policise dhe eshte perplasur me efektivet. Pas kontrollit të ushtruar, uniformat blu i kanë gjetur Gaçajt një ar.më zjarri të llojit pistoletë, të cilën e mbante pa leje. 44-vjeçari Elvis Gaçaj, konsiderohej me rrezikshmëri të lartë, i arrestuar disa herë më parë, në shumë raste objekt hetimi, por edhe objektiv atentatesh me ar.më e eksploziv.

Gaçaj rezulton një nga emrat më të njohur për drejtësinë shqiptare. Dy herë i dënuar për kr.ime të rënda, vr.asje e tentativë vr.asjeje, por i hetuar edhe për trafik dr.oge brenda e jashtë Shqipërisë. Elvis Gaçaj është dënuar për vr.asje në vitin 1992. Ai ishte adoleshent kur vr.au me th.ikë shokun e tij.

Duke e goditur në njërën kofshë, i preu arterien kryesore dhe për pasojë bashkëmoshatari i tij gjeti vd.ekjen në spital. Për këtë ngjarje ai është dënuar me 14 vjet burg, dënim të cilin e ka përfunduar para disa vitesh. Vetëm pak muaj pasi kishte dalë nga burgu, në vitin 2008 Gaçaj përfundoi sërish në pranga.

Më 30 shtator të vitit 2008, Policia e Tiranës njoftonte se specialistët e Seksionit Kundër Kr.imeve Ndaj Jetës dhe Shëndetit kishin arrestuar shtetasin Elvis Shpëtim Gaçaj, në atë kohë 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vr.asje. Sipas Policisë, Gaçaj ishte arrestuar si autor i dyshuar për pl.agosjen për motive të dobëta të shtetasit Sefer M., ngjarje kjo e ndodhur më datë 26 korrik 2008.

ATENTATET

Herën e fundit kur Elvis Gaçaj i shpëtoi një atentati të organizuar ndaj tij, por jo burgut, ndodhi më 1 tetor të vitit 2015, pranë lulishtes “1 Maji” në Tiranë. Ai mbeti i plagosur, ndërsa u vr.anë dy miqtë e tij, një vajzë e një djalë.

Por për Elvis Gaçajn, ky atentat nuk është i pari. Në dy vjet ai u kishte shpëtuar edhe dy atentateve të tjera, por ndryshe nga ai 1 tetorit 2015, sulmet e mëparshme për ta el.iminuar ishin kryer me eksploziv. Në të parin u pl.agos lehtë nga shpërthimi i një sasie tr.itoli në makinë. Atentati i dytë mbeti në tentativë, pasi shpërthimi i lëndës plasëse nuk u realizua. Ndërsa mbrëmjen e 1 tetorit të 4 viteve më parë, autorët e provuan me ar.më zjarri. Madje me dy të tilla, një automatik e një pistoletë.

Por edhe këtë radhë dështuan. Plumbat e nisur për Gaçajn i morën jetën të dashurës së tij dhe 22-vjeçarit që punonte për të. Ai vetë shpëtoi me dy pl.agë të lehta në shpatull e në dorë, ndonëse autorët i shkrepin ar.mët plot 29 herë. Në makinën tip “BMW”, ku ndodheshin 4 persona, shoqja e viktimës Aurora Oksian, Eda, shpëtoi pa asnjë gërvishtje.

I dashuri i saj Elvis Gaçaj, që ishte në timon, u pl.agos me dy plumba. Pasagjeri që ndodhej në sediljen pas saj, Kevin Rugova, u vra nga dy plumba tejshkues që më parë kishin goditur 29-vjeçaren. Ndërsa vetë Aurora u gjet e sharruar në plumba kallashnikovi. Tetë predha në trup e dy të tjera që kishin kaluar tejpërtej kokës.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.