
Deputeti i PDIU në Elbasan Bujar Muça tre muaj pas marrjes së mandatit në zgjedhjet e 25 qershorit ka vendosur që ta dorëzojë. Biznesmeni është shprehur se arsyet që e kanë shtyrë të lerë mandatin janë personale. Mesohet se ditën e premte ka çuar në KQZ kërkesën.
Por KQZ nuk e pranoi lënien e mandatit të deputetit Muça për mos kompetencë. Burime nga KQZ pohuan se deputeti Muça duhet t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë për vendimin.
Kur Kuvendi të njihet më kërkesën për lënien e mandatit, ia dorëzon KQZ, e cila vendos për zëvendësimin e tij.
Bujar Muça u zgjodh deputet për herë të parë në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai është një biznesmen i njohur në qarkun e Elbasanit, por edhe në Tiranë.
Nëse do të pranohet kërkesa për lënien e mandatit, atëherë në vendin e tij nga lista në qarkun e Elbasanit për PDIU emri i radhës është Elena Xhina.