
Administratorët e njësive administrative të Bashkisë Shkodër, kanë paraqitur në bllok dorëheqjet e tyre tek kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Bashkisë Shkodër, përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat.
“Në përgjigje të interesit të mediave ju bej me dije se të gjithë Administratorët e Njësive Vendore në Bashkinë Shkodër kanë paraqitur pranë Bashkisë Shkodër dorëheqjet nga pozicionet e tyre.”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Shkodër.




