
Burime jo zyrtare nga Bashkia Malësi e Madhe, bëjnë me dije se kanë paraqitur dorëheqjen administratorët e 6 njësive administrative dhe 2 zëvendëskryetarët e bashkisë.
Mësohet se pas dorëheqjeve të depozituara, do të kryhet një analizë e detajuar për performancën e secilit nga drejtuesit. Pas saj, do të merren edhe vendimet për miratimin ose jo të dorëheqjeve të paraqitura sot.
Dorëheqjet erdhën pas një orientimi të kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët të zhvilluar në Durrës. /ShkodraWeb/




