Ikin dritat ne Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” ne Shkoder, ndersa po zhvilloheshin ndeshjet finale te kampionatit kombetar te boksit. Energjia eshte shkeputur ndersa po ndesheshin ne ring dhe eshte dashur qe cdo gje te nderpritet. Fatmiresisht, dritat kane ikur dhe kane ardhur brenda nje kohe te shkurter, por nderprerja e energjise ne nje eveniment te rendesishem kombetar, nuk eshte dicka pozitive. Ne fakt edhe ne evenimente te tjera me te rendesishme, ka patur shkeputje te energjise, por gjithsesi perben lajm. Sidomos per nje vend qe aspiron te jete kandidat per ne Bashkimin Europian. Gjithsesi, e rendesishme eshte se Vllaznia eshte ne prag te fitimit te titulliy te 21-te kampion kombetar dhe ikja e dritave edhe mund te anashkalohet. /ShkodraWeb/