Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më herët këtë të diel në Ndroq të Tiranës. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkaq dyshohet për një të vrarë. Burime nga terreni bëjnë me dije se të shtënat me armë zjarri janë regjistruar afër një lokali në Ndroq. Mësohet se në rrethana ende të paqarta është vrarë një person.
Viktimë ka mbetur shtetasi i identifikuar si Alfred Dedja. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Policia ka identifikuar autorin e vrasjes, i cili është afruar në këmbë kur ta kryer krimin dhe më pas është larguar me një makinë benz të zi (ML). Viktima është banor i zonës, ndërsa dyshohet se ngjarja ka të bëjë me prishjen e pazareve të drogës.
Sipas burimeve të policisë autori i dyshuar është Julian Gjoshi, nga Shijaku.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Alfred Dedja, rreth 50 vjeç.
Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.