
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në fshatin Darragjat, shtetasi E. P., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. P., 45 vjeç.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi P. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.