Pronari i nje biznesi ne Elbasan ka mbetur i lënduar nga shperthimi i nje granate dore qe iu hodh lokalit te tij. Ai u derguar ne spital ne gjendje kritike per jeten dhe mesohet se i eshte nenshtruar nje nderhyrje kirurgjikale qe ka zgjatur 4 ore. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit dhe sipas policise i plagosur ka mbetur shtetasi identifikuar si Albert Alterziu, rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokalin e tij “Binjaket” në ato momente.
Njoftimi i policisë
Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Partizani”, Elbasan në ambjentet e një lokali është hedhur një granate dore e cila ka shpërthyer, dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente.
I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.