
Greqia, është goditur sërish para pak minutave nga një tjetër lëkundje termeti. Sipas Qendres EuroMesdhetare të monitorimit të termeteve, lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri.
Sipas informacioneve të para termeti ishte i shkallës 3.9 Rihter, në një thellësi 5 km. Epiqendra raportohet 15 km në VeriVeriLindje të Filiates në Greqi. Vetëm pak orë më parë, një termet 4.7 sipas Rihter, goditi vendin fqinj të Shqipërisë.





