
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rinas. Dyshohet se është grabitur në një automjet blind, i kompanisë së NAZERI 2000 – SECURITY, i transportit të parave të një banke. Grabitja ndodhi rreth orës 15:00 në rrugën e Rinasit që të çon për në aeroport. Forcat e policisë atje janë të shtuara në patrullime të efektivevë rrugor dhe të rendit, nisur nga fakti që në këtë rrugë kanë ndodhur grabitje të bujshme
“BalkanWeb” raporton se nje person ka humbur jeten. Dyshohet se autorët e grabitjes kanë qenë të veshur me rroba ushtarake. Po kështu është bllokuar rruga dhe patrulla të shumta janë vendosur në pika kyçe. Dyshohet se autorët kanë qenë me një mjet tip furgon pa targa, dhe janë larguar drejt Rinasit.