Gjyqtari i Dritan Dajtit, i cili bashkë me dy të tjerë zbutën denimin ndaj tij, ka dhënë shpjegime në polici lidhur me materialet që iu gjetën në banesë pas kontrollit të policisë. Gjyqtari Skender Damini, për fishekët ka thënë se janë harruar nga një pistoletë qi ka patur me leje dhe e ka dorëzuar. Ndërsa për 17 mijë eurot, ka deklaruar se janë të djalit, i cili është bisnesmen.
“Fisheket jane te nje arme “Makarov”, qe e kam pasur me leje. Armen e kam dorezuar disa vite me pare sipas ligjit te kohes, ndersa fisheket jane harruar. Parate nuk e dija qe ishin aty. I perkasin djalit qe merret me biznes. Vendimin e dhene nga une ne Apelin e Krimeve e kam dhene bazuar ne ligj dhe ne bindjen time personale. Vendimi eshte i rekursueshem ne Gjykaten e Larte”, ka deklaruar gjyqtari Skënder Damini.