
Klement Balili do të qendrojë 10 vjet pas hekurave. Ishte ky vendimi i dhënë nga gjykata pas një procesi për atë që konsiderohet si “Eskobari i Ballkanit”. Ditën e sotme, gjykata u tërhoq që të marrë vendimin përfundimtar për Kelmend Balilin, ndërsa mbrojtja kërkoi shpalljen i pafajshëm.
Në një seancë e cila zgjati rreth dy orë, avokati Theodhori Sollaku, kërkoi rrëzimin e akuzave të Prokurorisë, si të pambështetura në prova. Vetë Balili, i pranishëm në seancë nuk foli, ndërsa të pranishëm ishin edhe familjarë të tij.