MINUTA E FUNDIT – Gjykata Administrative e Tiranës rrëzon kerkesën e Almiro Gurakuqit për “sigurim padie”, Alban Xhaferi pronar i Vllaznisë

Gjykata Administrative e Tiranes ka marrë vendim lidhur me kerkesën e Almiro Gurakuqit për “sigurim padie” për çeshtjen e ankandit të KF Vllaznia sha. Gjykata ka rrëzuar kerkesën e të skualifikuarit nga ankandi edhe me vendim të KPP pas vendimit të Njësisë së Ankandit dhe Autoritetit Shitës- Bashkia Shkodër. Informacioni është konfirmuar për ShkodraWeb nga burime të gjykatës. Seanca ka nisur në orën 09.00 të ditës së sotme dhe është arritur shpejt në një vendimmarrje.

Gurakuqi ankimoi në gjykatë vendimin e KPP që konfirmonte vendimet e marra gjatë fazave të ankandit për aksionet e Vllaznisë. Ai kerkoi pezullimin e provedurës së metejshme deri në shqyrtimin në themel të çeshtjes nga gjykata.


Vendimi i marrë sot i jep fund përpjekjeve të Almiro Gurakuqit ndërsa praktikisht zyrtarizon Alban Xhaferin si pronarin e aksioneve të KF Vllaznia sha. Mbetet vetëm zyrtarizimi i fazës finale të ankandit duke shpallur fitues Xhaferin. /ShkodraWeb/

ShkodraWebCheck