Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në mesditë në Lezhë, pasi një person është gjetur i pajetë.
Sipas informacioneve viktima është gjetur në lumin Drin i mbytur në afërsi të fshatit Ishull Lezhë. Po ashtu bëhet me dije se personi është identifikuar si Agim Zegaj, dhe dyshohet të jetë peshkatar.
Trupi i tij nuk është nxjerre ende nga uji, por mësohet se forcat e policisë janë në vendngjarje.