
Një granatë e pashpërthyer është gjetur këtë mëngjes pranë një lokali në zonën e Kombinatit, në kryeqytet. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka rrethuar menjëherë zonën, ndërsa pritet të mbërrijnë dhe forcat xheniere.
Granata e pashpërthyer mësohet se është e lidhur me një mekanizëm. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Çabej’, ndërsa pritet që policia dhe forcat xheniere të largojnë municionin shpërthyes nga vendngjarja.