MINUTA E FUNDIT/ Gjendet në një kabinë elektrike trupi i një 39 vjeçari, policia jep detajet e para…

Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën e Kavajës në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga policia e Tiranës.


“Rreth orës 14.50, në rrugën e “Kavajës”, në një ndërtesë që ka shërbyer si kabinë elektrike por tashmë është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit të gjetur, nuk janë konstatuar shenja d.hune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se shkaku i vd.ekjes është për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.