MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë vetëm 200 metër larg bregut të detit, policia jep detajet e para

Gjendet i pajetë një person ende i paidentifikuar, 200 metra larg bregut të detit në Qerret.

Policia bën me dije se ai u gjet në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, nga peshkatarët e zonës.


Ai dyshohet të jetë mb.ytur aksidentalisht.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 27.06.2020, rreth orës 08:00, në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, në largësi rreth 200 metra nga bregu i detit, peshkatarët e zonës kanë konstatuar një shtetas ende të paidentifikuar pa shenje jete, i dyshuar i mb.ytur aksidentalisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media