
Para pak minutave është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete në liqenin e Komanit. Deri në këto momente nuk ka informacione për identitetin e tij.
Trupi i pajetë është gjetur në mënyrë rastësore nga një banor ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i viktimës.
Në vijim priten informacione të tjera nga policia e Shkodrës ose edhe nga dëshmitarët në vendngjarje.