Një 57-vjeçar në Gjirokastër është gjendur pa shenja jete në Gjirokastër në orët e pasdites. Policia njofton se Gëzim Saraçi, është gjetur në rrethana ende të paqarta në mjetin e tij tip kamionçinë.
Nga kqyrja paraprake dyshohet se burri është góditùr me sende të forta.
Ndërkohë, Policia Gjirokastër ka ngritur pika kontrolli dhe po kontrollon zonën për shoqërimin e personave të dýshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Njoftimi i Policisë
Gjirokastër/Informacion paraprak
Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se është góditùr me sende të forta.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dýshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.