
Një burrë i moshuar është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij, në katin e 10-të të një pallati, në afërsi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, në Durrës.
Mësohet se viktima, i cili është identifikuar si Bajram Cani, dyshohet se kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë.
Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!