Një ngjarje e rëndë në qytetin bregdetar. Ditën e sotme në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur e pajetë një shtetase e paidentifikuar, rreth 70 vjeçe, me flokë të gjata e të thinjura dhe e veshur me rroba të zeza.
Ne breg të detit janë gjetur një shkop, një çantë ngjyrë e zëzë dhe një palë këpucë ngjyrë blu. Nga këqyrja paraprake e trupit të gjetur, nuk janë konstatuar shenja. Po punohet për identifikimin e gruas dhe shkakun e mbytjes.