
Një furgon udhëtarësh ka rënë në lumin Mat pak minuta më parë. Aksidenti ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Milot. Furgoni po kalonte mbi urën e lumit Mat në momentin kur ka përfunduar në lumë. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e udhëtarëve që ndodheshin në furgon. News 24 mëson se një fugon ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë, e për pasojë thuhet se ka gjetur vdekjen një person.
Burime zyrtare bënë me dije se viktima dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit. Ndërkohë, sapo u njohën me ngjarjes, forca të shumta policore mbërritën në vendin ku ndodhi aksidenti. Aktualisht policia po punon për nxjerrjen e mjetit nga lumi për të pare nëse ka apo jo njerëz të tjerë në automjet. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.