Me datë 09.09.2018, ora 08:00, jemi njoftuar se në vendin e quajtur shtëpitë e malësorëve, fshati Oblikë, Shkodër, ka ndodhur një aksident rrugor, ku është përplasur një motor pa targa, i drejtuar nga shtetasi H. B. 69 vjeç, banues në lagjen Liria, Shkodër me mjetin tip furgon i Policisë Kufitare Shkodër me targë SH0238E, me drejtues punonjësin e policisë F. K. 49 vjeç, banues ne Shirokë, Shkodër.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorçikletës i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje po kryen veprimet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për sqarimin e rrethanave të aksidentit.