Qyetarë të ndryshëm raportojnë në ShkodraWeb për prani të forcave “RENEA” në Shkodër në orët e mbrëmjes së sotme. Ata janë shfaqur në pjesë të ndryshme të qytetit, duke improvizuar postblloqe.
Sipas raportimeve në redaksi, pa asnjë shkak, ata ndalin makinat dhe zbresin personat që janë në to. Kontrollojnë pa dhënë asnjë shpjegim. Në disa raste, kanë krijuar edhe panik tek qytetarët.
Postblloku më i fundit i raportuar në ShkodraWeb, është shfaqur rreth orës 21.45 në rrethrrotullimin e Rusit, drejt rrugës që të çon në Malësi të Madhe. Ndërkohë, nuk ka informacione për arsyet e kësaj “vizite” të RENEA-s në Shkodër.
Ndoshta në orët në vijim, mund të ketë ndonjë njoftim zyrtar, ndërsa në këto orë në Shkodër, postblloqet e improvizuara kanë krijuar një situatë aspak të këndshme.