EMRI – Flakët përfshijnë banesën, ndërron jetë në pragun e shtëpisë e moshuara…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, teksa një 85-vjeçare ka humbur fatalisht jetën, si pasojë e një zjarri të rënë në banesën e saj. Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kallarat, ku e moshuara Gastere Strati ka qenë vetëm në banesë, në momentin që janë shfaqur flakët, për shkak të dëmtimit të oxhakut.

85 vjeçarja ka tentuar të dalë jashtë, por nuk ia ka dalë dot, duke ndërruar jetë pranë derës. Nga hetimi i ekspertëve mjekoligjorë ka rezultuar se ngjarja ka qenë aksidentale.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal