Ditën e sotme nenkryetarja e Bashkise se Tiranes, Kozeta Mesiti, e propozuar nga PDIU, eshte shkarkuar nga detyra, ndërsa thuhet se shkak eshte bere pjesemarrja e saj ne protesten e organizuar nga opozita te shtunen.
Burimet nga Bashkia e Tiranes shprehen se veç Mesitit u shkarkua edhe drejtori i tregjeve, Sokol Hysa, po ashtu i propozuar nga radhet e PDIU.
Mesiti dhe Hysa ishin ende ne Bashki pas koalicionit ne zgjedhjet e 2015. Shkarkimi i tyre ka ardhur qe ne orët e para të mëngjesit, firmosur nga kryebashkiaku Veliaj por është mësuar para pak minutave.