MINUTA E FUNDIT – Ekzekutohet me armë zjarri një shtetas rreth 45 vjeç, trupi është gjetur në afërsi të lumit…

Një ngjarje e rëndë është verifikuar ditën e sotme në peqin. Në aflrsi të lumit Shkumbin, është gjetur kufoma e një personi, rreth 45 vjeç. Akoma nuk është identifikuar burri i gjetur i pajetë, sipas informacioneve të para, i ekzekutuar me ermë zjarri.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se po punohet për identifikimin e viktimës por edhe për kapjen e autorit apo autorëve të mundshëm të kësaj vepre penale të rëndë.


Peqin/ Informacion paraprak

Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.