
Gjykata e Tiranës dënon me 21 vite burg Izet Haxhinë për vrasjen e ish- deputetit Azem Hajdari me 12 shtator 1998.
Në vendimin e dhënë nga “togat e zeza”, mes të tjerave përcaktohet:
1.Deklarimin fajtor te te pandehuri Izet I. Haxhia per kryerjen e vepres penale te “Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal denimin e tij me 21 (njezet e nje) vite burgjm.
2.Vuajtja e denimit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonse.
3. Ne kohen e vuajtjes se denimit te llogaritet koha e qendrimit te tij ne arrest ne burg si dhe duke vuajtur denimin.
U shpall ne Tirane ne daten 11.02.2022.
Izet Haxhija ishte vetëdorëzuar në duart e drejtësisë shqiptare, duke rihapur gjykimin, në përfitim të marrjes së vendimit ndaj tij në mungesë. Ai synonte pafajësinë apo zbutjen e dënimit, duke u përpjekur të implikojo ish- presidentin Sali Berisha në ekzekutimin e ish- deputetit Azem Hajdari
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!