Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin. Mësohet se një 27 vjeçar është gjetur i dëmtuar në anë të rrugës. Menjëherë kanë mbërritur uniformat blu dhe bluzat e bardha, të cilat kanë bërë transportin për në spital të 27 vjeçarit. Rrugës për në spital, ai ka ndërruar jetë. Sipas informacioneve të para, i riu është përplasur nga një motorçikletë, e cila sipas gjasave është larguar nga vendngjarja. Nëse do ti ishte dhënë ndihma në kohë, mbase 27 vjeçari do të kishte shpëtuar. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorit, i cili tashmë ka bërë një gabim dyfish: Edhe e ka përplasur, edhe e ka braktisur.
Informacioni paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Pajovë , në anë të rrugës është gjetur i aksidentuar shtetasi S.V., 27 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Nga hetime paraprake dyshohet se personi është goditur nga një motoçiklet e cila më pas është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.