
Një i ri ka humbur jetën në Kamëz mbrëmjen e sotme, pasi është përplasur për nga një makinë. Mësohet se shtetasi me inicialet A. D., duke drejtuar mjetin ka përplasur në vend këmbësorin me inicialet K. L., 28 vjeç, i cili ndërroi jetë menjëherë. Policia ka shoqëruar drejtuesin, ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Më poshtë njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen e rëndë.
“Rreth orës 18:45, në Kamëz, shtetasi A. D., duke drejtuar mjetin ka përplasur me pasojë vdekjen në vend këmbësorin K. L., 28 vjeç. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale”- thuhet në njoftimin e policisë.